Home Maqedoni Bexheti priti myftiun e Shkupit, Qenan Ismaili

Bexheti priti myftiun e Shkupit, Qenan Ismaili

Blerim Bexheti ka pritur në takim myftiun e Shkupit, QenanIsmaili, nga i cili pranoi edhe urata për rizgjedhjen në krye të komunës.

“Sot më nderoi me vizitën e tij muftiu i Shkupit, z. Qenan Ismaili. E faleminderoj pëzemërsisht për vizitën dhe uratat që më përcolli me rastin e mandatit të ri dhe e përgëzoj për kontributin e tij në përmirësimin e jetës fetare në vendin tonë. Ne si komunë do të jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim në projekte të përbashkëta institucionale që për qëllim kanë përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve dhe zgjidhjen e problemeve që tangojnëMuftininë e Shkupit”, është shprehur Bexheti.