Home Maqedoni Bexheti priti Prindon Sadriun, këmbimi i përvojave prioritet i dy shteteve

Bexheti priti Prindon Sadriun, këmbimi i përvojave prioritet i dy shteteve

I pari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka pritur Prindon Sadriun, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në RMV dhe ministrin këshilltar dhe zëvendës shefin e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut,  Vlorant Gashi.

“Në këtë takim shumë konstruktiv u diskutua në lidhje me mundësitë për bashkëpunim me komuna kosovare si dhe realizimin e projekteve ndërkufitare që për qëllim kanë përmirësimin e jetës së banorëve në të dy vendet fqinje”, thuhet në një njoftim të sotëm nga komuna e Sarajit.

Në këtë takim u fol edhe për bashkëpunimin mes dy shteteve si dhe këmbimin e përvojave për t’u ndërtuar marrëdhënie të frytshme.

“Ne si komunë jemi të gatshëm dhe do të përpiqemi që në të ardhmen e shkurtër të inicojmë bashkëpunime të reja me komuna të Republikës së Kosovës, me çka do të këmbehen përvoja dhe do të ndërtohen marrëdhënie të frytshme ndërkomunale”,  përfundon njoftimi në Facebook.