Home Maqedoni BFI: Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon me datë 02.04.2022

BFI: Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon me datë 02.04.2022

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut pas mbledhjes së sotme njofton se Muaji i Ramazanit fillon më 02.04.2022, që do të thotë se dita e shtunë do të jetë dita e parë e agjërimit të Muajit të Ramazanit, përcjell TV21. Nga BFI thonë se kanë mobilizuar strukturën organizuese për aktivitete shtesë gjatë këtij muaji, ndërkaq theksojnë se çmimet e sadekatul fitrit mbeten të njëjta dhe për shkak të transparencës, do të publikohen në web faqen e BFI-së.

“Dhënia e Sadekatul fitrit është obligative të jepen ekskluzivisht në fondin e Medreseve dhe në këtë vit me qëllim të transparencës do të publikohen në faqen e BFI e RMV. Sasia e Sadekatul Fitrit do të jetë: Kategoritë mbesin si viteve të kaluara, më e ulët: 150 den., 200 den. 300,den duke e shtuar edhe Kategorinë e parë me 400, den.;10. Nisabi i zekatit do të jetë 91.6, që në mjete financiare është: 5.141,- euro”, thuhet mes tjerash në njoftimin e sotëm të BFI-së.