Home SHQIPËRI Bregu paralajmëron: Konflikti Rusi-Ukrainë rrezikon prodhimin e produkteve bujqësore

Bregu paralajmëron: Konflikti Rusi-Ukrainë rrezikon prodhimin e produkteve bujqësore

“Ndikimet e luftës në Ukrainë, sapo kanë filluar që të ndjehen e të kenë një lloj forme edhe në ekonomitë e rajonit tonë”, kështu e fillon rrëfimin e sajë në indeks.mk Majlinda Bregu, sekretare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal duke folur për konfliktin, Rusi-Ukrainë, Bregu deklaroi për indeks.mk se pasojat nga ky konflikt veç më kanë filluar ti ndjejnë vendet e vogla.

“Problemi është se deri kur do të shkojë kjo situatë dhe si do të mund të përballohet. Nga rritja e çmimeve të energjisë, pjesa e furnizimit me gaz, në të cilën është e përfshirë gjithë bota, e deri tek rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. Dihet që tashmë Ukraina është prodhuesi kryesorë vajit të lule diellit, grurit. Rusia po ashtu është vend eksportues i grurit. Shqetësimi më i madh që mund të prek Ballkanin Perëndimor janë fertilizatorët që përdoren për rritjen e farave dhe rritjen e bimëve dhe produkteve bujqësore”, deklaroi Bregu.

Bregu ngriti edhe një shqetësim.

“Një mungesë e fertilizatorëve në treg dmth, jo vetëm që përkeqëson zinxhirin e eksportit por u jep edhe më pak mundësi vendeve tona që të nxisin prodhimin e produkteve bujqësore, gjë që mund të vendos vështirësi më të madhe ekonomitë e rajonit. Ka edhe do të ketë ndikime, sepse është luftë. Është një luftë e cila impaktin e sajë e jep tek ekonomitë dhe shoqëritë më të dobëta”, shtoi Bregu.

Duke folur për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, respektivisht, Shkupit dhe Tiranës në BE, Bregu tha se ky proces është i vonuar./indeks.mk/