Home Maqedoni Bushi: Uniformat e policisë do të flasin edhe shqip

Bushi: Uniformat e policisë do të flasin edhe shqip

Zëvendësministri i MPB-së, Nazim Bushi ka uruar të gjithë për arritjen e detyrës së përmbushur që gjuha shqipe tanimë do të jetë edhe në uniformat e policisë.

Përmbushim edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për përdorimin e Gjuhes shqipe , uniformat e policise do të flasin edhe shqip.

Me miratimin e dekretit nga ana e Qeverise së Maqedonisë së Veriut në uniformat e policisë gjuha shqipe do të jet pjesë e saj. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, ky mirëbesim do të ndikojë në krijimin e institucioneve demokratike .

Urime për të gjithë !