Home Sport Çfarë ka të përbashkët Sassuolo me Real Madridin dhe Liverpoolin këtë sezon

Çfarë ka të përbashkët Sassuolo me Real Madridin dhe Liverpoolin këtë sezon


Sassuolo që udhëhiqet nga Alessio Dionisi ka një statistikë të jashtëzakonshme me golashënuesit e saj që krahasohen me disa nga skuadrat më të mira evropiane këtë sezon.

Skuadra verdhezi aktualisht po përjetojnë një formë të mirë, duke shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit të tyre të ri.

Ata kanë humbur vetëm dy herë që nga fillimi i vitit të ri dhe kanë marrë fitore kundër Interit dhe Fiorentinë , si dhe kanë barazuar me Romën.

Sipas Opta, Sassuolo është një nga tre skuadrat e vetme, së bashku me Real Madrid dhe Liverpool, që ka dy lojtarë që kanë shënuar të paktën 13 gola në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon.

Këta lojtarë janë anësori Domenico Berardi, i cili ka shënuar 14 herë dhe qendërsulmuesi Gianluca Scamacca, i cili ka shënuar 13 gola.

Pikërisht pas tyre, ylli i ri Giacomo Raspadori, i cili ka gjetur rrjetën nëntë herë në Serie A këtë sezon.

Real Madridi ka dyshen Karim Benzema dhe Vinicius Junior që kanë arritur këto shifra, ndërsa te Liverpooli  po shkëlqejnë Mohamed Salah dhe Diogo Jota. /Telegrafi/