Home Uncategorized Çfarë mund të hani kur harroni të konsumoni mëngjes, por s'prisni dot...

Çfarë mund të hani kur harroni të konsumoni mëngjes, por s’prisni dot derisa të vijë dreka

E keni parasysh atë mengjesin që keni marrë gjithçka me nxitim dhe mendoni se mund t’ja dilni ta nisni ditën pa futur asgjë në gojë? Na ka ndodhur të gjithëve, ashtu siç na ka ndodhur që aty nga mëngjesi i vonë të na marrë një uri e tmerrshme. Për pak do të konsumoni drekën, por ndërkohë s’mund të rrini në vend sepse thjesht ju hahet!

Çfarë mund të konsumoni pa ju vrarë ndërgjegjia që po merrni dy vakte njëra pas tjetrës?

Pak çokollatë të zezë dhe fruta të thata.

Kush i thotë jo çokollatës dhe frutave në 11:00? Ky vakt i vogël do t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur dhe më të fokusuar e produktiv tek gjërat me të cilat po merreni.

Pak doza proteinash

Gjithçka që ka fara! Farat chia, quinoa, etj kanë sheqerna natyralë dhe fibra të cilat ju nevojiten prandaj nëse keni shmangur vaktin kryesor mund të konsumoni ato, por jo më shumë se 50 gram. Në rast se nuk ju gjenden me vete, zieni një vezë shpejt e shpejt dhe merreni me vete në zyrë.

Disa arra

Nëse thjesht doni të thyeni urinë e tmerrshme, konsumoni disa kokrra arra derisa të vijë dreka. Do të jeni më të përqëndruar dhe s’do t’ju duhet ta mbani më mendjen tek ushqimi. Arrat përmirësojnë gjithashtu memorien, prandaj mos u kurseni.

Mish i tymosur me perime dhe humus

Eshtë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe për t’u marrë me vete në punë. Përveç proteinave, perimet dhe humusi kanë fibra dhe karbohidrate të nevojshme.

Burimi: Huffington Post