Home Maqedoni ÇFARË SHIFRASH SHIKON OPOZITA SHQIPTARE?!

ÇFARË SHIFRASH SHIKON OPOZITA SHQIPTARE?!

Në mos paç punë, luaje pragun e derës, thotë një fjalë popullore!

Duket se kështu e ka hallin edhe opozita. Edhe kur sheh diçka tjetër, ajo murit të bardhë duhet t’i thotë i zi!

Kështu mund të kuptohet paraqitja e Arben Fetait, shefit për eurointegrime nga Aleanca për Shqiptarët për rezultatet e regjistrimit të popullsisë. Ai nuk merret me shifrat e regjistrimit, por merret me situate të supozuara. Ai nuk i besoj asnjërës nga shtyllat e regjistrimit, as asaj të popullsisë së përgjithshme, ku shqiptarët dalin mbi 29 për qind, e as asaj të popullsisë rezidente, ku shqiptarët dalin mbi 24 për qind. Ai kapet në atë që s’e kapur operacioni statistikor, te numri i atyre “që nuk janë regjistruar”, duke supozuar se ata do ta rritin edhe më shumë numrin e shqiptarëve jashtë, sikur këtë e do ai. Në fakt, gjithë e dinë se në operacionin statistikor në diasporë, jehona e shqiptarëve ka qenë maksimale, kundrejt një mosinteresimit tejet të theksuar të maqedonasve. Dhe Arben Fetai dhe opozita tjetër, ajo e Besës, duhet të kenë parasysh se nëse ka numër të papërfshirë në këtë operacion, ai është i joshqiptarëve, që nuk është mirë fundja, por prej kësaj nuk duhet të nxirren konkluzione paushalle sipas perceptimit politik vetëm për të akuzuar BDI-në!

Ata nuk shohin të vërtetën tjetër se për dy dekada popullsia e Maqedonisë ka shënuar disa lëvizje karakteristike demografike dhe shoqërore që duan analizë të përgjithshme, dhe ky gjithsesi, nuk është aspekti që i përket përqindjes së shqiptarëve.