Home Sport Chelsea dhe PSG synojnë transferimin e Mahrezit

Chelsea dhe PSG synojnë transferimin e Mahrezit


Ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha evropiane, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit në Etihad Stadium skadon në vitin 2023 dhe ende nuk është bërë përparim për një zgjatje kontrate.

Keshtu, situata e krijuar me ekipin e Guardiolas ka bërë që klubet evropiane të interesohen për transferimin e algjerianit.

Sipas mediumit Foot Mercato, Chelsea dhe Paris Saint-Germain kanë identifikuar të sulmuesin anësor të Manchester Cityt si një objektiv ideal transferimi.

PSG shprehu një interes për Mahrez vitin e kaluar dhe mund të ri-ndezë ndjekjen e tyre gjatë verës.

Edhe Chelsea gjithashtu është i etur të përpiqet të aranzhojë një marrëveshje për reprezentuesin algjerian 31-vjeçar.

Ndryshe, Mahrez ka zhvilluar 33 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, ku ka shënuar 21 gola dhe 7 asistime, ku 10 gola vijnë nga Liga Premier. /Telegrafi/