Home Maqedoni Çiklistët e shkupit nisen për në Çanakala, përcillen nga Ganiu

Çiklistët e shkupit nisen për në Çanakala, përcillen nga Ganiu

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu ka përcjellur çiklistët shkupjan të cilët morën rrugën nga Çarshia e Shkupit drejt Çanakalasë sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Tradita vazhdon- Çiklistë nga klube të ndryshme nga rajoni, në mesin e të cilëve edhe çiklistë të Klubit të Bjeshkatarisë “Shkupi”, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nisën rrugëtimin e tyre nga Çarshia e Vjetër e Shkupit deri në Çanakala të Turqisë”, ka shkruar Ganiu në facebook.