Home SHQIPËRI Çmimi i bukës ndryshon sipas zonave në Tiranë

Çmimi i bukës ndryshon sipas zonave në Tiranë

Në zona të ndryshme të Tiranës, buka masive, ka çmime të ndryshme. Euronews Albania pyeti qytetarët për çmimin e bukës në zonën e Lapurakes dhe na treguan se çmimet varionin nga 60-120 lekë.

“60 leke e kam blerë”, tha një qytetare. “800 lekë e kam blerë bukën masive”, tha një tjetër. E njëjta gjë ndodh edhe në zona të tjera.

Rritja e çmimit të bukës nga 10-30 lekë për bukën ndodhi në muajin shtator të vitit që shkoi si pasojë e rritjes se çmimit të grurit në bursë, e që u  reflektua tek çmimi i miellit./Burimi:EuroNews