Home Maqedoni "Comodita Home" ndihmoi internatin e Gostivarit me dyshekë

“Comodita Home” ndihmoi internatin e Gostivarit me dyshekë

Arben Taravari ka falënderuar kompaninë “Comodita Home” për dhurimin e dyshekë në internatin e Gostivarit.
Kompania “Comodita Home” dhuroi dyshekë për internatin e Gostivarit. Donacioni vjen në kuadër të fushatës të kësaj kompanie “Çdo ëndërr është e rëndësishme” e cila ka filluar nga viti i kaluar.
Falenderoj kompaninë që në mesin e shumë komunave zgjodhi ta ndihmojë edhe komunën tonë.
Gjithësesi, si pushtet lokal, viteve të fundit kemi investuar shumë në internatin e nxënësve dhe ashtu do të vazhdojmë deri në plotësim të të gjitha kushteve për rreth 200 nxënës që qëndrojnë në këtë institucion, i cili në të kaluarën ishte lënë në harresë.