Home Sport Cristiano Ronaldo, rënia në karrierë që nga largimi prej Real Madridit është...

Cristiano Ronaldo, rënia në karrierë që nga largimi prej Real Madridit është tashmë evidente


Që kur njoftoi largimin e tij nga Real Madrid në Kiev, Cristiano Ronaldo ka patur një kurbë në rënie që është në kontrast me atë të Karim Benzemas.

Ky ishte vendimi dhe data që ndryshojnë karrierën e një futbollisti përgjithmonë. Vetëm Cristiano Ronaldo e di nëse ai e kishte marrë vendimin e tij përpara finales së Ligës së Kampionëve në Kiev më 26 maj 2018. Nuk ka dyshim se ai ishte i bindur atëherë se vendimi më i mirë për të ishte largimi nga Real Madridi.

Ylli portugez nuk ishte në dijeni se ky hap i rëndësishëm do të fillonte një kthesë dhe rënie. Ishte e ngadaltë në fillim, pothuajse e padukshme, por tani është në krizën te Manchester United, si në nivel personal ashtu edhe në atë kolektiv.

Incidenti i fundit i Cristianos duke i thyer celularin një tifozi gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes është një reflektim i pikës së ulët të klubit dhe lojtarit- ata janë në vendin e shtatë, 23 pikë prapa liderëve.

Ai po përballet me stres për shkak të thatësirës së golit, pasi ka shënuar vetëm katër gola në Ligën Premier që nga 4 janari, dhe tre prej tyre erdhën kundër Tottenhamit, ndërsa ai nuk shënoi asnjë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid, ku u eliminuan.

Edhe ish-shokët e skuadrës tashmë i kanë drejtuar gishtin. Rio Ferdinand e qortoi atë që u ngrit për të dhënë udhëzime, duke nënçmuar trajnerin. Paqja që rrethoi kthimin në “Old Trafford” zgjati për aq kohë sa kishte gola.

Nuk është diçka e re që kur u largua nga “Santiago Bernabeu”. Ish-lojtarë të tjerë ishin shumë kritikë për mungesën e rëndësisë së Cristianos në Juventus, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, arsyeja kryesore për blerje e tij. Ai pati paraqitje të mira të njëhershme, por jo vendosmëri në momentet kritike.

Një tjetër pikë për t’u theksuar është rritja e Karim Benzemas që kur ai mori drejtimin e Real Madridit. Është e pamohueshme dhe bëhet edhe më e rëndësishme kur e vëmë ballë për ballë me ish-shokun e skuadrës.

CR7 ka 119 gola dhe 25 asistime që nga largimi nga Bernabeu, ndërsa Karim ka 124 gola dhe 34 asistime në të njëjtën periudhë. Benzema ka filluar të japë shumë më tepër që kur u largua Cristiano.

Plani i Cristianos doli të jetë një fiasko. Ai u largua për të shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve dhe kampionatet ku luante, por nuk ia doli të bënte atë që bënte te Real Madridi.

Siç tha Robert De Niro në ‘A Bronx Tale’:”Nuk ka asgjë më të trishtuar se talenti i humbur”. /Telegrafi/