Home Maqedoni Dauti: Jemi kundër hapjes së kazinove gjithandej!

Dauti: Jemi kundër hapjes së kazinove gjithandej!

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti dhe Adnan Neziri po marrin pjesë në protestën e sotme kundër kazinove që po zhvillohet në Tetovë, shkruan gazeta LAJM. Deputetja Ilire Dauti, tha se ASH-ja është kundër funksionimit të kazionove në brendësi të qyteteve dhe kërkon që ato të zhvendosen jashtë vendbanimeve.

“Vazhdojmë të jemi kundër të gjitha dukurive dhe fenomenve devijante që ndikojnë negativisht në shoqëri, prandaj sot kemi dal edhe fizikisht në mbështetje të kësaj proteste që para dy ditëve e mbështetëm edhe zyrtarisht. Jemi kundër hapjes së kazinove në çdo cep, në çdo rrugë të qytetit të Tetovës dhe gjithandej. Siç e dimë në kuvend kemi propozim/ligjin tek i cili ne do të intervenojmë me amendamente konkrete dhe do ta ritheksojmë qendrimin tonë lidhur vendndodhjen e kazinove që detyrimisht duhet të jenë jashtë vendbanimeve”, ka thënë për LajmTV, Ilire Dauti.