Home Maqedoni Dauti: Pagat duhet të rriten në të gjitha sektoret

Dauti: Pagat duhet të rriten në të gjitha sektoret

Aleanca për Shqiptarët ka mbështetur rritjen e pagës minimale, por ka propozuar edhe tre amendamente, me njërin prej të cilëve kërkon rritjen e pagave të tjera në sektorin publik, në proporcion me rritjen e pagës minimale.

Gjatë arsyetimit të amendamentit, kordinatorja e ASH-së, Ilire Dauti, tha se në vitin 2012 paga në arsim ka qenë 61% më e lartë se paga minimale, ndërsa sot dallimi është ulur në 30%. Me propozimin e ASH-së, Dauti tha se kërkohet që pagat në arsim të rriten për rreth 2.700 denarë me qëllim që të arrihet nivelizimi i pagave në proporcion me rritjen e pagës minimale.