Home Maqedoni Dehari: Kemi bashkëpunim të mirë me Qeverinë

Dehari: Kemi bashkëpunim të mirë me Qeverinë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike”, se komuna që ai drejton ka pasur një bashkëpunim të mirë me Qeverinë.

Ai ka thënë se mendon që ata duhet ta fuqizojnë pushtetin lokal duke sjellë ligje kualitative.

“Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Qeverinë, edhe pse në parim vazhdoj të mbajë qëndrimin se ne duhet të fuqizojmë pushtetin lokal duke sjellë ligje kualitative dhe në këtë rast u përmend disa herë çështja e decentralizimit, por jo vetëm kaq, ne ballafaqohemi me natyrë tjetër të problemeve në disa dimensione, këtu kemi të bëjmë edhe me planet urbanistike, ku edhe në këtë drejtim mendoj se është nevojë që komunat të kenë më shumë pushtet rreth sjelljes së planeve urbanistike”, tha Dehari./ Alsat.mk