Home Maqedoni Dehari mori pjesë në "Diplomatic Economic Caravan"

Dehari mori pjesë në “Diplomatic Economic Caravan”

Me iniciativë dhe organizim të Byros për Zhvillim Rajonal dhe Ministrisë së Punëve të jashtme, sot në Komunën e Kërçovës zbarkoi i gjithë karvani diplomatik që ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të pranishmit i priti kryetari i komunës Fatmir Dehari, ku i njoftoi për së afërmi për mundësitë dhe hapësirën që posedon dhe ofron Zona e Lirë Zhvillimore Teknologjike në qytetin tonë.
Kryetari i njoftoi për pozitën gjeostrategjike dhe sipërfaqet që ndodhen në atë zonë, respektivisht për dy zonat e lira që përfshjnë një hapësirë deri në 20 Hektarë, të ndara në gjithësej 7 blloqe.
Gjatë takimit u prezantuan dhe u promovuan potencialet ekonomike të kompanive vendase si dhe mundësitë investuese të rajoneve për të kontribuar në zhvillimin rajonal.