Home Maqedoni Dehari takon Ambasadoren e SHBA-së në RMV, Kate Mary Burns

Dehari takon Ambasadoren e SHBA-së në RMV, Kate Mary Burns

Dehari ditën e sotme e ka cilësuar si ditë të bukur por edhe më të bukur e bëri vizita e Ambasadores së SHBA-së, Kate Mary Burns.

Lexojeni më poshtë statusin e plotë të Deharit të cilin e ka postuar në facebook:

“Sot ditë e bukur!
Nder dhe kënaqësi të pres në qytetin tonë Ambasadoren e SHBA-ve në vend Kate Mary Burns.
Falënderime pafund për bashkpunimin dhe mbështetjen e deritashme të komunës sonë me të gjithë ambasadorët e SHBA-ve në të tre mandatet z.Volers, z.Bejli dhe në veçanti tani për zonjën Burns me të cilën biseduam për tema lokale posaçërisht arsimin dhe përmisimin e kushteve nëpër shkolla. Falënderova në veçanti popullin amerikan dhe zonjën Burns si përfaqsuese e tyre për realizimin e dy mësojtoreve modulare në SHF “ Naim Frashëri “ dhe SHF “ Hristo Uzunov “. Falënderime edhe për eprorët dhe ushtarët amerikan që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.
U ndjeva i priveligjuar dhe i përmbushur për gatishmërinë e ambasadores për thellim të bashkpunimit me komunën tonë për realizimin e projekteve tjera në të mirë të qytetarëve.
Zoti e bekoftë popullin amerikan.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sa krenar kur miqtë e mëdhejn të zgjasin dorën!
Vetëm me punë ju duam!”, ka shkruar Dehari.