Home Maqedoni Dehari: Urime të përzemërta për çdo grua, nënë, motër e vajzë

Dehari: Urime të përzemërta për çdo grua, nënë, motër e vajzë

Fatmir Dehari me një fotografi të postuar në facebook, ka uruar 8 Marsin – Ditën ndërkombëtare të gruas. Në fotografi Dehari shihet me të gjitha gratë të cilat janë pjesë e personelit të komunës së Kërçovës.

“Për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për nënat, motrat, gjyshet, vajzat dhe gratë tona.  Uroj që barazia dhe harmonia të mbizotërojë në çdo familje.”, ka shkruar Dehari në urimin e tij në facebook.