Home KOSOVË Deklarata e Prindon Sadriut thirrje për linç dhe dhunë ndaj gazetarëve nga...

Deklarata e Prindon Sadriut thirrje për linç dhe dhunë ndaj gazetarëve nga një përfaqësues i “pushtetit të ri”

Deklarata e Prindon Sadriut (Zoteri i Parë, Shef i misionit tonë në Shkup) është sulmi më i rëndë mbi mediat dhe gazetarët. Është thirrje për linç, thirrje për dhunë ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre nga një përfaqësues i pushtetit të ri, që po shndërrohet në pushtet arrogant dhe jodemokratik.

Shqetësimi im është se sikur Prindoni, për mediat dhe gazetarët, mendojnë edhe Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Nëse Presidentja dhe Kryeministri nuk marrin masa ndaj tij, atëherë deklarata e Prindonit duhet të konsiderohet si komunikatë zyrtare e Shtetit te Kosovës për mediat dhe gazetarët.

Mos u çuditeni nëse pushteti fillon hakmarrjen ndaj gazetarëve dhe familjeve të tyre pas kësaj deklarate.

Është me rëndësi që prania ndërkombëtare në vend të pozicionohet fuqishëm kundër kësaj deklarate dhe kundër këtij sulmi brutal të pushtetit kundër mediave.