Home Maqedoni Deklarata e Taravarit për rizgjedhjen e Ziadin Selës mosnjohje elementare dhe shkelje...

Deklarata e Taravarit për rizgjedhjen e Ziadin Selës mosnjohje elementare dhe shkelje e rëndë statutore!

Deklarata e  Arben Taravarit, për gazetën Ljam , në lidhje me rikandidimin e mundshëm të Ziadin Selës  për mandatin e tretë si kryetar partie, në kongresin e paralajmëruar të 27 marsit , nuk është pritur mirë nga anëtarësia e gjërë e ASH. Sipas  tyre kjo deklaratë e Taravarit është mosnjohje e statutit dhe shkelje e rëndë  e statutit në fuqi.

Të shumta janë reagimet e anëtarëve të ASH-së dhe të njëjtët janë kundër rizgjedhjes së Selës edhe për një mandate në krye të partisë. Aktivistët vlerësojnë se kjo deklaratë është e nxituar  dhe e bërë nën presion, të  një pjese të strukturave të afërta me Selën, të cilët kanë frikë  se në rast të zëvendësimit të Selës,ata nuk do ta gjejnë veten në parti , si rezultat i prurjeve të reja , që sigurisht do të ndodhnin në qoftë se do ndodhte ndryshimi në krye të partisë.

Përndryshe  në statutin e aktual të Aleancës për shqiptarët, neni 76 që është në fuqi  thuhet qartë se: ”Kryetari i partisë  zgjidhet me mandat 4 vjeçar me të drejtë kandidimi edhe për një  rizgjedhjeje”.

Sipas këtij neni, është e qartë se Ziadin Sela ka konsumuar të dy mandatet si kryetar i Partisë dhe çdo veprim ndryshe është shkjelje e rëndë statutore , janë shkelje të rregullave që vetë Ziadin Sela i ka vendosur dhe që me mburje në shumë paraqitje publike i mbronte se mandati  i i tij është i kufizuar në dy mandate dhe në kulmin e suksesit ai duhet të largohet. ’

Arsyetimet se rikandiddimi tij në Kongresin e 27 marsit  është rikandidim për mandatin e dytë janë manipulative dhe janë mashtrim i skajshëm pasi që Ziadin Sela i ka konsumuar tashmë dy mandate të dalura nga dy kongreset, ai i 21 marsit të vitit 2014 dhe  10 marsit të vitit 2018, për më tepër, kur tashmë për secilin qytetar është e njohur se  Kongresi i fundit ( 2018) nuk ishte Kongres i një partie të re (Aleancës për Shqiptarët), por vazhdimësi e e një partie të themeluar  më herët (2014)si Lëvizje për Reforma – PDSH.

Mbetet të shihet ditëve në vijim, kur edhe pritet të zyrtarizohet kandidatura e paralajmëruar e z Sela,  se  a do të shkeket statuti edhe kësaj rradhe,  ngjashëm siҫ u shkel me rastin e miratimit të kandidaturave për kryetar Komune, ku kundër vullnetit të degës me insisistimin e vetë kryetarit Sela nuk u respektua vendimi i degës , por u zgjodh një kandidatur e pëlqyer nga vetë  kryetari.

Si do që të jetë  rregullat e shkruara në fuqi janë qarta dhe të njëjtat duhen të rrespektohen në përpikshmëri, përfshirë  këtu edhe z Sela , përndryshe ҫdo anashkalim i këtyre rregullave bart edhe çmimin që duhet ta paguaj jo vetyëm ai po i gjithë subjekti./fol.mk