Home Sport Delegohen gjyqtarët për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës, Dardan...

Delegohen gjyqtarët për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës, Dardan Çaka në derbin e Anamoravës


Java e 24-të në BKT Superligën e Kosovës, do të vë përballë Dritën dhe Gjilanin, dy skuadrat nga i njëjti qytet që po luftojnë për titullin e kampionit.

Këtë ndeshje do të drejtojë Dardan Çaka, ndërsa në VAR do të jetë Visar Kastrati.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Në ndeshjen tjetër interesante mes Llapit dhe Drenicës, gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu.

Malisheva – Ballkani do të gjykohet nga Alban Shala, ndërsa takimin i mbijetesës mes Ulpianës dhe Dukagjinit i është besuar Shpëtim Murtezit.

Ndeshja e fundit është ajo mes Feronikelit dhe Prishtinës, që do të gjykohet nga Besfort Kosumi. /Telegrafi/