Home Sport Denis Tot në gjendje kritike, u rrah në një diskotekë të Shkupit

Denis Tot në gjendje kritike, u rrah në një diskotekë të Shkupit

Hendbollisti i njohur kroat, Denis Tot ndodhet në gjendje kritike në një spital në Shkup pasi u rrah brutalisht në një diskotekë. Tot është hendbollist i skuadrës Buteli i Ohrit.

Raportohet se sportisti kroat ka fraktura të shumta të shkaktuara nga goditjet me sende të forta, me grushte dhe këmbë në të gjithë trupin.

Ngjarja ka ndodhur në klubin e natës “Privilege” në Shkup.

Familja e Tot ka arritur në Maqedoninë Veriore. Autoritetet kroate janë ankuar se pamjet e klubit të natës ku ndodhi rasti janë fshirë.