Home Showbiz Disa mënyra të pazakonta si festohet dita e Shën Valentinit nëpër botë

Disa mënyra të pazakonta si festohet dita e Shën Valentinit nëpër botë

Çdo vit më 14 shkurt, njerëz nga e gjithë bota festojnë Ditën e Shën Valentinit. Tradicionalisht, disa çifte blejnë trëndafila, çokollata, shijojnë një vakt romantik të ndezur me qirinj. Të tjerë, shprehin dashurinë me metoda jo të zakonta.

Disa mënyra të pazakonta si festohet dita e Shën Valentinit

Në Serbi, një garë për puthjet më të gjata zhvillohet çdo vit për të shënuar ditën e Shën Valentinit. Konkursi “Kiss Me” është pjesë e një festivali në qytetin Vrnjacka Banja, i cili ka të bëjë me romancën, muzikën dhe ushqimin. Vendasit pohojnë se Ura e Dashurisë në qytet është ura më e vjetër e dashurisë në botë që daton që nga Lufta e Parë Botërore.

Fituesit e garës së puthjes në vitin 2020, Irena dhe Djordje Boriç vendosën një rekord të ri prej 112 minutash. Ata e kanë fituar konkursin pesë herë radhazi.

Disa mënyra të pazakonta si festohet dita e Shën Valentinit

Që nga fillimi i vitit 1996, provinca Trang në Tajlandë u njoh në gjithë botën për dasmat e famshme nënujore, që organizohen në ditën më romantike të vitit. Në vitin 2000, Dasma Nënujore Trang u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si dasma më e madhe nënujore në botë.

Vetëm zhytësit e kualifikuar lejohen të marrin pjesë në ceremoninë e dasmës. Pasi përfundon ceremonia, çiftit i jepet certifikata e martesës e papërshkueshme nga uji.

Disa mënyra të pazakonta si festohet dita e Shën Valentinit

Në ishullin Llanddwyn pranë brigjeve të Uellsit, nëse doni të joshni dikë, nuk i jepni çokollata, lule apo bizhuteri; i jepni një “lugë dashurie”. Sipas folklorit të Uellsit, lugët e gdhendura me zbukurime janë bërë tradicionalisht nga të rinjtë si shenjë dashurie për partnerët e tyre, një traditë që daton që nga shekulli i 17-të.

Sot lugët e dashurisë jepen si dhuratë për dasma, fejesa, përvjetorë dhe zakonisht në ditën e Shën Valentinit.

Disa mënyra të pazakonta si festohet dita e Shën Valentinit

Një nga mënyrat më të njohura për të festuar Ditën e Shën Valentinit në Danimarkë është shkëmbimi i letrave sekrete të të dashuruarve, të njohura ndryshe si “gaekkebrev” (letër-shaka). Ato përmbajnë poezi qesharake dashurie dhe shkruhen në një copë letre të prerë posaçërisht.

Sipas traditës, nëse marrësi i letrës e merr me mend se kush e dërgoi, merr një vezë të dielën e Pashkëve. Nëse jo, duhet t’i çojë dërguesit vezë.

Disa mënyra të pazakonta si festohet dita e Shën Valentinit

Dita e Shën Valentinit nuk është vetëm një ditë e veçantë për njerëzit, por edhe për kafshët. Më 14 shkurt, shumë kopshte zoologjike anembanë botës i trajtojnë kafshët me ushqime me tematikë romantike.

Disa mënyra të pazakonta si festohet dita e Shën Valentinit

Në Japoni, gratë janë zakonisht ato që blejnë dhuratat. Burrat nuk mund t’i kthejnë dhuratat që nuk u pëlqejnë që nga 14 shkurti ditë deri saktësisht një muaj më vonë, më 14 mars, e cila në Japoni njihet si “dita e bardhë”.