Home Bota Dita 28 e luftës: Si është situata në Ukrainë

Dita 28 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Presidenti Volodymyr Zelensky tha se rreth 100,000 njerëz kanë mbetur të bllokuar në Mariupol “në kushte çnjerëzore. Në një bllokadë totale. Pa ushqim, ujë, ilaçe. Nën bombardimet e vazhdueshme”.

· Zelensky do të flasë virtualisht në samitin e NATO-s në Bruksel të enjten, ku presidenti amerikan Joe Biden po planifikon gjithashtu të nxisë sanksione të reja kundër Rusisë. “Tre samite të rëndësishme janë planifikuar këtë javë: G7, NATO dhe BE,” tha ai. “Paketa të reja sanksionesh, mbështetje e re.”

· Rreth 300,000 njerëz në qytetin e pushtuar të Khersonit rrezikojnë të mbeten pa ushqim dhe furnizime mjekësore, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mashtme të Ukrainës. Kherson ishte qyteti i parë i madh ukrainas që ra në duart e Rusisë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

· Forcat ruse kanë vetëm tre ditë të tjera karburant, ushqim dhe municione për të vazhduar luftën, kanë pohuar komandantët ushtarakë ukrainas. Deklaratat u përshkruan si “të besueshme” nga zyrtarët perëndimorë, megjithëse ata thanë se nuk ishin në gjendje të vërtetonin pretendimet.

· Forcat ruse kanë rrëmbyer 2,389 fëmijë nga territoret e kontrolluara nga Rusia, Luhansk dhe Donetsk, tha ambasada amerikane në Kiev, duke cituar shifra nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

· Ministri i Shëndetësisë në Ukrainë, Viktor Lyashko, tha se 10 spitale ishin shkatërruar plotësisht që nga pushtimi i Rusisë. Spitalet e tjera nuk mund të furnizoheshin me ilaçe dhe gjëra të tjera të nevojshme për shkak të luftimeve aty pranë.

· Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se është koha që Rusia t’i japë fund luftës “absurde” dhe “të pafitueshme” në Ukrainë. BE-ja po përgatitet të krijojë një fond që synon të ndihmojë Kievin të zmbrapsë pushtimin dhe të rindërtojë më pas.

· Komisioni Europian do të përcaktojë planet të mërkurën se si njerëzit që ikin nga Ukraina do të kenë akses në punë, arsim dhe strehim në BE, raporton Reuters.