Home Bota Dita 47 e luftës: Si është situata në Ukrainë

Dita 47 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Vladimir Putin ka emëruar një gjeneral të ri për të drejtuar luftën në Ukrainë; ushtria e tij ndryshon planet pas dështimit për të marrë Kievin. Alexander Dvornikov fitoi rëndësi gjatë udhëheqjes së grupit rus të forcave në Siri. Gjenerali ka të ngjarë të sjellë një raund të ri “krimesh dhe brutaliteti” kundër civilëve, thotë SHBA-ja.

· Karl Nehammer, kancelari austriak, planifikon të flasë për krimet e dyshuara të luftës në Bucha gjatë vizitës së tij për të takuar Putin sot. Nehammer është lideri i parë europian që takohet me presidentin rus që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

· Zelensky përshëndeti bisedimet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për krimet e luftës dhe sanksionet kundër Rusisë, duke shtuar: “Më vjen mirë të vërej se qëndrimi gjerman ka ndryshuar kohët e fundit në favor të Ukrainës”. Gjermania ka qenë nën presion për të hequr dorë nga energjia ruse dhe gjithashtu u kritikua më herët gjatë luftës për faktin që nuk furnizoi me armë Ukrainën, një politikë e cila që atëherë ka ndryshuar.

· Forcat ruse goditën Ukrainën lindore me bombardime të rënda gjatë fundjavës, duke vrarë 10 civilë, duke përfshirë një fëmijë dhe duke plagosur 11 të tjerë rreth Kharkivit. Aeroporti në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, u shkatërrua gjithashtu.

· Joe Biden do të zhvillojë një takim virtual me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi ditën e sotme. Presidenti amerikan që pritet të bëjë presion ndaj Indisë që të mos rrisë importet e naftës së papërpunuar ruse. Biden ka akuzuar më parë Indinë se është i vetmi vend “disi i lëkundur” në grupin Quad. Deri tani nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë. Quadrilateral Security Dialogue (Dialog Katërpalësh i Sigurisë i cili njihet si Quad) është një grup strategjik i sigurisë midis Australisë, Indisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

· Gati 3,000 njerëz u evakuuan të dielën përmes korridoreve humanitare, duke përfshirë 213 nga Mariupol, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

· Ekonomia e Ukrainës pritet të dëmtohet me 45.1% këtë vit, shumë më keq se sa ishte parashikuar, raportoi Banka Botërore.

· Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se më shumë se 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.

· Forcat e armatosura ruse po kërkojnë të forcojnë numrin e trupave duke shtuar personel të shkarkuar nga shërbimi ushtarak një dekadë më parë, ndërkohë që humbjet rriten.

· Më shumë se 3,500 demonstrues pro-ukrainas dolën në rrugët e Gjermanisë në përgjigje të një autokolone prej rreth 600 protestuesish pro-rusë me 400 makina që mbanin flamujt rusë.