Home Sport Domenico Berardi, objektivi kryesor i Milanit për verën

Domenico Berardi, objektivi kryesor i Milanit për verën


Ylli i Sassuolos, Domenico Berardi thuhet se është objektivi kryesor i Milanit për afatin kalimtar të verës.

Italiani tashmë ka arritur shifra dyfishe për gola dhe asistime këtë sezon dhe ka tërhequr interesin nga shumë klube, duke përfshirë kuqezinjtë dhe Napoli.

Sipas gazetës Tuttosport, Berardi është objektivi kryesor i Milanit për verën, kur Paolo Maldini do të tentojë të sjellë një sulmues të ri të krahut të djathtë. Berardi do të mbush 28 vjeç në gusht dhe kontrata e tij me Sassuolon skadon në qershor 2024.

Ai dukej në prag të largimit te Fiorentina verën e kaluar, por oferta e klubit toskan nuk ishte mjaftueshëm e lartë për Sassuolon. Berardi tashmë duket gati për një hap të ri në karrierën e tij.

“Berardi është një nga futbollistët më të mirë italianë për momentin, ndoshta më i miri”, ka thënë fillimisht drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, në shkurt.

“Ai mund të ketë ambicie për t’iu bashkuar një klubi të madh dhe ne do t’i bëjmë vlerësimet tona me të sapo të marrim një ofertë”.

“Fiorentina e bëri lëvizjen e saj, por nuk ishte e mjaftueshme dhe ndoshta Berardi ka nevojë për një klub më të madh”, përfundoi Carnevali.

Sipas raportit të gazetës, Sassuolo do të kërkojë një shitje prej rreth 30-35 milionë euro gjatë verës.

Mbetet të shihet se sa do të ofrojë Milani për italianin duke qenë se kuqezinjtë kanë nevojë edhe për një mesfushor të ri qendror, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues tjetër për të forcuar skuadrën e Stefano Piolit për sezonin e ri. /Telegrafi/