Home Maqedoni Drejtori i ISHP-së: Masat u hoqën, qytetarët të vaksinohen dhe të mbajnë...

Drejtori i ISHP-së: Masat u hoqën, qytetarët të vaksinohen dhe të mbajnë maskat që të mos gjobiten! (VIDEO)

Ka rënë dukshëm numri i të infektuarve me covid-19. Kështu e fillon intervistën e tij për indeks.mk dr.Shaban Memeti, drejtor i Institutit për Shëndet Publik.

Tha se  pasqyra integrale është përmirësuar dhe se sipas testimeve, numri më i madh i qytetarëve të infektuar mbetet në kryeqytet, por megjithatë thotë se ka përmirësime.

Thotë se shqetësues mbetet fakti që qytetarët ende nuk e kanë marrë seriozisht çështjen e vaksinimit dhe thotë se në momentin kur të arrihet imuniteti kolektiv, mund të hiqen edhe të gjitha kufizimet.

Qeveria masat i ka hequr me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Institutit për Shëndet Publik duke u bazuar në pasqyrën e përmirësuar të infektimit në të gjithë vendin, nënvizon ai.

Memeti në intervistë vë në dukje se pavarësisht heqjes së restrikcioneve, ka masa të cilat ende janë në fuqi dhe ato duhet të respektohen nga qytetarët, në të kundërtën mund të gjobiten.

Ai ka apeluar deri tek të gjithë qytetarët që të ngrenë nivelin e vetëdijes të vaksinohen, t’i respektojnë masat që janë në fuqi për të mbrojtur vetveten po edhe të afërmit e tyre.