Home KOSOVË Drilon Gashi thotë se nuk ka dënim penal sheriatik për homoseksualët

Drilon Gashi thotë se nuk ka dënim penal sheriatik për homoseksualët

Hoxha Drilon Gashi ka thënë se në Kuran nuk ekziston një dënim që i sanksionon homoseksualët.

Gashi ka thënë se nuk ka dënim penal sheriatik ndaj atyre që kryejnë në një veprim i tillë

“Që është parim fetar unë hera e parë që e dëgjova, a ka mendime tjera brenda librave të sheriatit që me konsideru p.sh homosksualitetin zina, ose ata janë të malluar prej Zotit. Bile me e lexu librin e Eben Hazbin, ai thotë që nuk ka dënim penal sheriatik ndaj atyre që kryejnë në një veprim i tillë, nuk ka në Kuran një dënim të tillë”, u shpreh ai në Kanal 10.

“Nëse këta njerëz i ka kriju Zoti, e ne nuk i pranojmë në shoqëri të tillë, ata janë njerëz, nuk janë kafshë. Nëse është çështje natyrore ne duhet me i gjetë zgjidhje”, u shpreh ai.