Home Showbiz ​Dua Lipa merr çmimin për artisten më të mirë Pop/RnB

​Dua Lipa merr çmimin për artisten më të mirë Pop/RnB

PRISHTINË, 9 shkurt/ATSH/- Adele, Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa ishin ndër yjet e muzikës së zhanrit pop që morën një çmim britanik të martën mbrëma.

Dua Lipa mori çmimin e tretë për artisten më të mirë Pop/RnB. Është çmimi i gjashtë britanik i saj.

“Faleminderit shumë të gjithëve që votuan!!! Edhe pse të gjithë do të donim të ishim në Londër duke festuar kështu me ju – ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje vrastare për të gjithë ju”, ka shkruar Lipa në Twitter.

Olivia Rodrigo mori çmimin e dytë për Këngën Ndërkombëtare të Vitit me Good 4 U.

Çmimi i katërt, për aktin më të mirë Alternativ/Rock, shkoi për kantautorin Sam Fender.