Home Maqedoni Duka takon shefin e ri të policisë në Dibër, Dritan Bakallin

Duka takon shefin e ri të policisë në Dibër, Dritan Bakallin

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka ka pritur sot në takim Dritan Bakallin, komandantin e posazgjedhur të stacionit policor në Dibër.

“Sot prita në vizitë komandantin e posaemëruar të stacionit policor në Dibër z. Dritan Bakallin. I urova detyrën e re me shpresën për një bashkëpunim të frytshëm në të mirë të qytetarëve. Rendi dhe qetësia në qytetin tonë janë prioritete shumë të rëndësishme për mua si kryetar dhe kam besim të plotë që në këtë mandat me një bashkëpunim maksimal edhe do t’ia arrijmë t’i vendosim bashkë me qytetarët”, ka shkruar Duka në Facebook.

Me këtë rast, Bakalli ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me komunën në të gjitha sfidat e ardhshme.

“Nga ana e komandantit u shpreh gadishmëri që bashkëpunimi në këtë derjtim do të jetë i pa rezervë në të gjitha sfidat dhe problemet që do të shfaqen gjatë menaxhimit. Mbetet që në takimet e ardhshme të konkretizohen shumë punë dhe projekte e sidomos përpilimi i projektit për rregjim të komunikacionit, kategorizimi i rrugëve, sinjalistika, parkingjet si dhe fenomeni i vjedhjeve dhe krimit në përgjithësi.”, ka përfunduar Duka.