Home Maqedoni E konfirmuar: VMRO ka vjedhur vota

E konfirmuar: VMRO ka vjedhur vota

Ata sot e pranuan kriminalitetin që kanë bërë në emër të VMRO-së. Pranuan se kanë gabuar dhe kanë vjedhur vota, kanë falsifikuar pasaporta. Pranuan se në emër të partisë kanë bërë shkelje të ligjit, kanë dhunuar votën e lirë, kanë keqpërdorur insittucionet e shtetit për të fituar zgjedhjet.

“Gordana Jankulovska dhe Martin Protugjer me gjasë do të vuajnë dënimin me kusht në rastin Titanik” në të cilin akuzohen për parregullsi zgjedhore.

Prokurorja Lile Stefanova pyeti gjykatën, pasi të dy paraprakisht kishin pranuar pjesërisht fajësinë.

Aktgjykimet do të shpallen në seancën e ardhshme, ndërsa përveç Jankullovskës dhe Protugjerit fajësinë e ka pranuar edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, por Stefanova ka kërkuar vetëm zbutje të dënimit.

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkovska Boshkovski, Munir Pepic, Kiro Todorovski dhe dy të pandehur të tjerë gjithashtu e pranuan fajësinë.

Për të pandehurit e tjerë të Titanikut që u deklaruan të pafajshëm, gjyqi do të nisë për të tretën herë nga fillimi, për shkak të ndryshimeve në sallën e gjyqit. Në mesin e tyre janë ish-deputeti Ilija Dimovski dhe ish-sekretari i VMRO DPMNE-së dhe Qeverisë Kiril Bozhinovski, ndërsa i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Budapest.