Home Sport Ekipi Boston Breach ka pranuar 20 milionë dollarë nga profesionisti i golfit,...

Ekipi Boston Breach ka pranuar 20 milionë dollarë nga profesionisti i golfit, Jon Rahm


Ekipi më i ri i Call of Duty League, Boston Breach, i cili mundësohet nga organizata Oxygen Esports, sapo kanë njoftuar se kanë mbyllur një raund financimi.

Ndërsa Oxygen Esports vazhdon rritjen e tyre në eSports, organizata ka kaluar nëpër një raund investimesh dhe ka siguruar rreth 18 milionë euro (20 milion dollarë), ky investim do të ndihmoj në ngritjen e skuadrave të organizatës në lojëra të ndryshme, e sidomos atë të Call of Duty.

Ky investim erdhi nga lojtari profesionist i golfit, spanjolli Jon Rahm, i cili aktualisht renditet i treti në botë.

“Dashuria ime për Call of Duty dhe Call of Duty League është e njohur gjerësisht dhe mundësia për të investuar në Oxygen së bashku me partnerë si Familja Kraft, Danny Ainge dhe Gronkowskis ishte pa mend”.

“Jam i emocionuar të mbështes Oxygen Esports , Boston Breach dhe Boston Uprising – fokusi i tyre në angazhimin konkurrues dhe zhvillimin e komunitetit rezonon me mua brenda dhe jashtë kursit”, ka thënë Rahm. /Telegrafi/