Home Maqedoni Eksluzive/ Ali Ahmeti nesër takon Edi Ramën

Eksluzive/ Ali Ahmeti nesër takon Edi Ramën

Indeks.mk eksluzivisht mëson që pas vizitës në Prishtinë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pritet që të realizojë vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Si temë e bisedës mes Ahmetit dhe Ramës në fokus pritet të jetë Korridori 8, liberalizimi i kufijve, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, ndërtimi i hekurudhës që do të lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe shfrytëzimi i portit të Durrësit. Indeks.mk