Home SHQIPËRI Eksportet e tekstileve dhe këpucëve 10 miliardë lekë në janar

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve 10 miliardë lekë në janar

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Eksporti i tekstileve dhe këpucëve, që përbën një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë vijoi rikuperimin edhe gjatë muajit janar të këtij viti.

Por sërish ishin më të ulëta, krahasuar me janarin e 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 10 miliardë lekë gjatë muajit janar të këtij viti, kur në muajin janar të 2021-shit ato llogariteshin 9.2 miliardë lekë. Ndërsa në janar të 2019-ës ato ishin 10.2 miliardë lekë.

Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore.

Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit. /a.a/