Home Maqedoni Erkan Arifi, përfaqësues të Doganave dhe policisë kufitare, mbollën dru

Erkan Arifi, përfaqësues të Doganave dhe policisë kufitare, mbollën dru

Kryetari I Likovës, Femi Arifi, sot ka marrë pjesë në aktivitetin për mbjelljen e drunjve, që e organizoi Drejtoria e Doganave të RMV-së, e cila shënon 30-vjetorin e themelimit të saj.

“Me ftesë të shefit të pikës kufitare Bellanoc-Stançiç, z.Gjelbrim Isufi, sot kryetari i Komunës së Likovës mori pjesë në aktivitetet për mbjelljen e drunjve, e organizuar nga ana e Drejtorisë së Doganave të RMV-së, e cila shënon 30-vjetorin e themelimit të saj. Kësaj inicative iu bashkëngjitën edhe nderuan me pjesëmarrje zv.Drejtori i doganave z.Muharrem Hasani, kryeshefi i Doganierisë së Kumanovës, z.Hulusi Jashati dhe udhëheqës të tjerë nga dogana e RMV-së dhe nga ana e policisë kufitare të Kosovës dhe të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Arifit.