Home Teknologji Facebook Messenger zbulon risinë, tregon si mund të dërgoni mesazhe të koduara

Facebook Messenger zbulon risinë, tregon si mund të dërgoni mesazhe të koduara

Kompania Meta ka ofruar mundësi të reja për aplikacionin e saj Facebook Messenger.

Mundësitë reja dedikohen end-to-end, mesazheve të koduara, edhe pse ato akoma janë një opsion për dallim nga WhatsApp, që gjithashtu është në pronësi të Meta ku mesazhet e koduara end-to-end janë një procedurë standarde.

Është një dallim i madh që duhet pasur parasysh, pasi në rastin e Messengerit përdoruesit duhet të hap në menynë end-to-end për të realizuar një bisedë të koduar.

Megjithatë, kodimi tani nuk është i kufizuar në biseda “një për një”, pasi mundësohen edhe bisedat grupore të koduara dhe thirrje audio e video. Pra, tani është e mundur të bëhet lidhja me miqtë dhe familjarët në një mënyrë private dhe tejet të sigurtë.

Kur është fjala për mesazhe në bisedat e koduara, përdoruesi do të njoftohet nëse pala tjetër bën screenshot. GIF-at dhe “stickersat” gjithashtu janë të qasshëm në këto biseda si dhe reagimet e replikat.