Home Maqedoni Faton Fazliu udhëheq degën e Alternativës në Çair në 4 vitet e...

Faton Fazliu udhëheq degën e Alternativës në Çair në 4 vitet e ardhshme

Sonte, në një atmosferë impozante, vëllazërore dhe festive, m’u dha besimi që në katër vitet e ardhshme t’i prij degës së Alternativës në Çair.

Në fjalën time e falënderova Erhan Zyberin për garën demokratike dhe korrekte, si dhe për punën e deritanishme që e ka bërë në drejtimin e degës.

Po e pranoj detyrën për të parin e Çairit në Alternativë duke e ndjerë detyrimin e madh ndaj këtij subjekti që më ka rritur nga viti 2014.
Në të vërtetë, unë kam qenë këtu para se të lindë kjo parti, kam qenë në të gjitha sukseset e dështimet dhe sot me plot ndërgjeje e pranova sfidën që ta kthej degën e Çairit aty ku ka qenë – dega më e fuqishme e secilës parti në Çair.

Me këtë rast u premtova kuvendarëve se te Fatoni do ta gjeni njeriun që e forcon degën dhe që i sjell sukseset.

Uroj që nesër këtë mbështetje të mund ta kthejmë me suksese në zgjedhje.
Faleminderit shumë për mbështetjen.
Na priftë e mbara!