Home Maqedoni Fillon sot greva në arsim, SASHK-u këmbëngul në rritjen e pagave

Fillon sot greva në arsim, SASHK-u këmbëngul në rritjen e pagave

Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot fillon grevë në të gjitha institucionet e nivelit kombëtar në kopshte dhe në shkollat fillore dhe të mesme, që sipas njoftimeve do të zgjasë derisa të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Nga ana tjetër Ministritë e Arsimit, Shkencës dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se edhe në kushtet e grevës, shkollat dhe kopshtet duhet të kryejnë veprimtarinë e tyre – kujdesin dhe edukimin e fëmijëve dhe organizimin e procesit edukativ- arsimor.