Home Uncategorized Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, pjesë e Festivalit të Filmit të Kanës

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, pjesë e Festivalit të Filmit të Kanës

Filmi artistik shqiptar me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve” është pjesë e edicionit të  75-të të Festivalit të Filmit të Kanës.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Eva Margariti. Ajo po ashtu ka treguar se filmi do të shfaqet më 25 maj në ora 15:30 në Palais G, Kanë.

“Mbjellja e pemëve” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Filmi me skenar të Ylljet Alicka, regjia Fabio Seferi, me producent Mateo Cingu, rrëfen dramen e një nënë që kërkon varrin e të birit në vitet e errëta të komunizmit, derisa u xhirua gjatë muajve të parë të pandemisë./21Media