Home Sport ​Florian Marku mbron titullin e Kampionit të Botës, nokauton britanikun Chris Jenkins

​Florian Marku mbron titullin e Kampionit të Botës, nokauton britanikun Chris Jenkins

Kanë mjaftuar vetë katër raunde që Florian Marku ta mbrojë titullin e Kampionit të Botës në kategoritë e lehta IBF.

Boksieri shqiptar u ballafaqua me britanikun Chris Jenkins.

Që nga raundi i parë Marku u tregua më këmbëngulës, por që edhe rivali i tij ishte në formë të lartë duke dhënë disa goditje të forta drejtë Markut.

Në raundin e katërt erdhi lufta e ashpër e Markut që ia doli ta nokautoj boksierin britanik.

Marku ka falënderuar të gjithë ata që më përkrahen, duke thënë se ka respekt për kundërshtarin, por theksoi se luftoi me zemër.