Home Maqedoni Ganiu: Edhe një hapësirë e re parkimi në Çair

Ganiu: Edhe një hapësirë e re parkimi në Çair

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka shpërndarë edhe një lajm të mirë për të gjithë banorët e komunës. Edhe një hapësirë parking iu shtua komunës.

“ÇAIRI EDHE ME NJË HAPËSIRË TË RE PARKIMI. Sot po sjellim edhe një lajm të bukur nga Çairi. Ekipet komunale për momentin janë duke punuar për krijimin e një hapësire të re të parkimit dhe që gjendet në rrugën ”Strumiçka 12”. Kjo hapësirë padyshim se do të ndikojë në rritjen e numrit të vend-parkingjeve në Komunën e Çairit. Vazhdojmë edhe me më shumë projekte të rëndësishme për Çairin tonë të zemrës”, ka shkruar Ganiu në Facebook.