Home Maqedoni Ganiu falënderon Myftininë e Shkupit për sofrën e iftarit

Ganiu falënderon Myftininë e Shkupit për sofrën e iftarit

Sonte në sofrën e iftarit na mblodhi Myftinia e Shkupit, në krye me myftiun Qenan ef.Ismailin. E në këtë sofër të iftarit ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Shaqir ef. Fetai.

Ishte një mbrëmje shumë e këndshme e këtij muaji të bekuar të Ramazanit që përcolli mesazhin e paqes, mirëqenies, humanitetit dhe respektit ndërnjerëzor.

Edhe sonte, si çdo natë të Ramazanit, qoftë i pranuar agjerimi dhe qofshin të pranuara edhe lutjet e të gjithë besimtarëve mysliman.