Home Maqedoni Ganiu informon banorët e Çairit për orarin e punës në komunë

Ganiu informon banorët e Çairit për orarin e punës në komunë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka informuar banorët e Çairit se orari i punës në komunë do të jetë nga ora 08:00 në mëngjes deri në 16:00.

“INFORMACION I RËNDËSISHËM. Të nderuar qytetarë ju informojmë se nga data 28.02.2022 (e hënë) orari i punës i  Komunës së Çairit fillon nga ora 08:00 deri më orën 16:00”, ka shkruar Ganiu në facebook.