Home Maqedoni Ganiu me nxënësit dhe arsimtarët, u dhuruan piktura institucioneve shëndetësore të Çairit

Ganiu me nxënësit dhe arsimtarët, u dhuruan piktura institucioneve shëndetësore të Çairit

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetësisë – 7 Prilli, kryetari i Çairit, Visar Ganiu, së bashku me nxënësit dhe arsimtarët e shkollave fillore, kanë vizituar tri institucione publike shëndetësore të komunës, duke iu dhuruar atyre piktura.

“Në Ditën ndërkombëtare të shëndetësisë – 7 Prillit, bashkë me nxënës dhe arsimtarë të shkollave fillore vizituam tre institucione publike shëndetësore që gjenden në Komunën e Çairit. Me këtë rast dhuruam edhe piktura të cilët nxënësit i kishin përgatitur si shenjë falënderimi për heronjtë tanë – mjekët dhe gjithë stafin mjekësor, të cilët edhe po vazhdojnë ta zhvillojnë betejën që nisën mbi dy vite më parë me pandeminë Covid-19. Bashkë me fëmijët e shkollave “Hasan Prishtina”, “7 Marsi”, “Jashar Bej Shkupi”, “Kongresi i Manastirit”, “Liria”, “Imri Elezi”, “Ismail Qemali”, “Tefejuz” dhe “Vasil Glavinov”, pikturat ia dhuruam drejtorit të Gjinekologjisë së Çairit “Nënë Tereza”, Bashkim Ismaili, drejtorit të Mjekësisë së Punës, Aziz Maksuti dhe përgjegjësit të Poliklinikës së Çairit, Selajdin Memeti”, shkruan Ganiu në facebook.