Home Maqedoni Ganiu përkujtoi dëshmorin e parë të 2001-shës:Flijesa, dëshmi se kombi është më...

Ganiu përkujtoi dëshmorin e parë të 2001-shës:Flijesa, dëshmi se kombi është më e shtrenjtë te shqiptarët

Në 21 vjetorin e fillimit të luftës së vitit 2001 dhe rënies së dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot me  veteranë, bashkëluftëtarë, e familjarë, si dhe përfaqësues të institucioneve, përkujtoi dhe nderoi të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e shtrenjtë.

“UÇK dhe bijtë më të mirë që sakrifikuan veten 21 vite më parë, janë dhe do të jenë dëshmia e vërtetë se kombi është gjëja më e shtrenjt për shqiptarët. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët. LAVDI!”, ka shkruar midis tjerash Ganiu në Facebook.