Home Maqedoni Ganiu takoi përfaqësueset e Platformës Kombëtare për Gratë Sipërmarrëse

Ganiu takoi përfaqësueset e Platformës Kombëtare për Gratë Sipërmarrëse

Bashkë me nënkryetaren e Komunës së Çairit, zonj. Sermine Purrini realizuam sot takim pune me përfaqësueset e Platformës Kombëtare për Gratë Sipërmarrëse. Me këtë rast edhe nënshkruam Deklaratën për përkrahje dhe inkurajim të sipërmarrësisë së grave.

Me zonj.Valentina Disoska, kryetare e Platformës dhe zonj.Viktorija Mitrikeska, Koordinatore Lokale për Rajonin Planifikues të Shkupit të Platformës së Grave Sipërmarrëse, gjithashtu diskutuam edhe për atë se si mund të arrijmë një bashkëpunim sa më të mirë që grave nga komuna jonë t’ua mundësojmë lehtësimin e rrugëtimit drejt suksesve në krijimin apo zhvillimin e mëtejmë të bizneseve të tyre.