Home Maqedoni Ganiu takoi përfaqësueset e “Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës...

Ganiu takoi përfaqësueset e “Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”

Përfaqësues të “Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” vizituan sot kryetarin e komunës së Çairit për ta thelluar bashkëpunimin me komunën.

“Në Komunën e Çairit mikëprita sot përfaqësueset e Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në takim ku morën pjesë drejtoresha ekzekutive e këtij rrjeti Elena Dimishevska, koordinatorja e projekteve Ana AvramovskaMushkova dhe bashkëpunëtorja e rrjetit NoraKaliqi, fokusin e vendosëm në thellimin e bashkëpunimit me këtë organizatë. Nga ana ime shpreha gatishmërinë se ne si pushtet vendor ngelemi maksimalisht të përkushtuar në mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve që do të jenë në dobi të qytetarëve”, ka shkruar Visar Ganiu në facebook.