Home Maqedoni Ganiu takon udhëheqëset e Federatës së Atletikës: Çairi, komuna e parë që...

Ganiu takon udhëheqëset e Federatës së Atletikës: Çairi, komuna e parë që përkrahu projektin “Atletikë për fëmijët”

Visar Ganiu takoi përfaqësuesit e Federatës së Atletikës, AleksandraVojneska-Zikovën, kryetare dhe Ana Krstevskën, anëtare e Bordit drejtues me qëllim që të promovohet edhe më tepër atletika si sport bazë.

Në këtë takim, kryetari i Komunës së Çairitthotë se ka shprehur interesimin dhe në parim me përfaqësueset e kësaj federate kanë rënë dakord për ndërtimin e një segmenti për kërcim në largësi në një nga shkollat e Komunës së Çairit, me çka do tërritej  pjesëmarrja e më të rinjve të komunës në sportin e atletikës.

“Mora premtimin se Federata do të ndihmojë në të ardhmen në drejtim të organizimit teknik të garave, sikurse edhe me rekuizita shtesë për atletikë, por edhe se do të forcojmë bashkëpunim në drejtim të edukimit të trajnuesve”, ka shkruar Ganiu.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth kapaciteteve infrastrukturore për atletikë në më shumë komuna në territorin e qytetit të Shkupit dhe më gjerë.

“Mysafiret më informuan gjithashtu se për institucionin e tyre ky është fillim i veprimit në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve infrastrukturore për atletikë në më shumë komuna në territorin e qytetit të Shkupit dhe më gjerë, ndërsa Çairi është komuna e parë që i është përgjigjur një ftese të këtillë për bashkëpunim dhe se gjithë kjo është në drejtim të fillimit të projektit “Atletika për fëmijët”, si një ligë e veçantë që do të realizohet me garën e parë në muajin mars. Në takimin e sotëm mysafiret gjithashtu i përkujtova se unë si kryetar komune në vazhdimësi e mbështesë sportin, federatat dhe sportistët dhe se çdo bashkëpunim në këtë drejtim është i mirëseardhur”, është shprehur kryetari i Çairit.