Home Maqedoni Ganiu u bën thirrje të rinjve artdashës, aplikoni në “Muza Competition”

Ganiu u bën thirrje të rinjve artdashës, aplikoni në “Muza Competition”

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu bën thirrje për të gjithë të rinjtë e moshës 18-35 nga të gjitha trojet shqipfolëse që të aplikojnë në “Muza Competition” e cila organizohet nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Unionin e Bashkësive Shqiptare në Rajon.

MUNDËSI E SHKËLQYESHME PËR  JU RINI!!! MUZA COMPETITION

“Për të gjithë të rinjtë nga mosha 18-35 vjeçare, nga të gjitha trojet shqipfolëse. Ky është momenti për të realizuar ëndrrën tuaj. Ky është projekti që bën bashkë të gjithë të rinjtë e rajonit shqipfolës. Hapësira ku ndërthuret tradicionalja me modernen duke u kthyer në art!”, shkruan Ganiu.

Të gjithë të interesuarit aplikimin mund ta bëjnë deri më date 25 Prill në https://muzacompetition.com/